Lajmet e fundit

Sot zhvillohen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina do t’i bëjë konak Lirisë, që e ka nisur mirë edicionin e ri.
Ndeshja do të zhvillohet në Hajvali, me fillim nga ora 15:00.
Ndërkohë, në takimin tjetër, kampioni aktual i Kosovës, Ballkani i shkon Dukagjinit në Klinë.
Edhe kjo sfidë luhet duke filluar nga ora 15:00.
Dje u luajtën tri takime, ku Drita barazoi me Fushë Kosovën me shifrat 1-1, Llapi triumfoi në udhëtim te Feronikeli 74 me rezultat 3-0, dhe Gjilani mori rezultat pozitiv ndaj Malishevës, me shifrat 1-0. /Klankosova.tv.