Të hënën kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të zgjasin deri më 13 shtator.
Në pamjet nga sheshi i Prishtinës shihet qe shumica e qytetarëve janë duke i respektuar masat e reja, siç është bartja e maskës edhe kur një person ec i vetëm në rrugë.
Po ashtu janë shtuar edhe forcat rendit të cilët janë duke shqiptuar gjoba për personat të cilët nuk janë duke i respektuar masat, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=82JnmbodDj8
Përveç numrit të madh të policisë nëpër komunat, janë shtuar edhe inspektorët.
Në mbrëmjen e së hënës pritet të vijë edhe një kontingjent tjetër i vaksinave kundër COVID-19.
Të dielën kryeministri Albin Kurti ka thirrur një mbledhje më këshillin e sigurisë kombëtare për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë në Kosovë.
Më poshtë keni vendimin e plotë të qeverisë:
https://klankosova.tv/miratohen-masat-e-reja-kunder-covid-19-nga-ora-2200-do-te-filloje-kufizimi-i-levizjes5/?fbclid=IwAR0RBxDC1DEttzK2HONnmi31EU-Nbn1Y_AKYOPJuoYhioAZt62LMtvnjoa4
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.