06.06.2017 · përditësuar para 3324 dite2 min lexim
Në Prishtinë sot hapet Panairi i 19-të i Librit [ora 18:00], i cili do të jetë i hapur nga 6 deri më 11 qershor, njofton Klan Kosova.
Panairi si çdo herë do të mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë, ndërsa në vete do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:
- 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit
- 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit
- 220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit
- 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit
- 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit
- 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit
- 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit
- 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit
- 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit
- 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit
- 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll
- 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon
- 100-vjetori i lindjes së Robert Loëell
- 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo
- 80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut
- 80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt
- 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit
Këtë herë pjesë e panairit do të jetë edhe Klan Kosova, me pesë vëllime në të cilat është përmbledhur jeta e politikanit dhe publicistit shqiptar Arbën Xhaferi.
Qendra kulturore Klan Kosova sjellë këtë botim për herë të parë, në të cilin janë përfshirë edhe pjesa dërmuese e eseve dhe materialet që mbetën në llaptopin e të ndjerit.
Redaktori i librit, Shkëlzen Maliqi, ka thënë që brenda librit trajtohen tema të ndryshme përderisa e ka cilësuar Arbën Xhaferin autor e politikan të spikatur.
https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1568669203178268/
Në këtë panair pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj do të jetë rreth 1100-1200, ndërsa ai i viteve të fundit, rreth 4000.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.