Lajmet e fundit

Në mesin e Ekipit olimpik të Kosovës është edhe notarja Rita Zeqiri e cila sot do të paraqitet në Lojërat Olimpike, Rio 2016.
Gara ku do të paraqitet Zeqiri do të nis në orën 18:00, kurse ajo do të startojë nga bateria e dytë.
“Gjithçka deri më tash ka qenë në rregull, akomodimi dhe organizimi janë në nivel. Besoj se edhe ushtrimet kanë shkuar mirë dhe shpresoj për një rezultat të mirë në garë“, ka thënë Rita Zeqiri.
Ndërkohë, trajneri Enver Hajredini, është shprehur i kënaqur me atë çfarë ka treguar Rita në stërvitje. “Sa i përket përgatitjeve gjithçka ka shkuar si duhet. Transporti ka qenë shumë i rregullt, pishinat janë jashtëzakonisht në nivel, prandaj shpresoj se edhe në garë do të shkoj gjithçka në rregull”, ka thënë Hajredini, për televizionin publik.