Të dielën në Spanjë do të zhvillohet gara e fundit e sezonit në sportin e Moto GP që transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion.
Por dueli në shtegun Ricardo Tormo ka rëndësi shumë të madhe në luftën për titull që sivjet ka qenë shumë e ngushtë transmeton klankosova.tv.
Lideri i këtij sezoni Francesco Bagnaia do të startoj nga pozita e tetë por me shumë komoditet e synon titullin e parë në karrierë në Moto GP.
Ai i ka plotë 23 pikë më shumë se sa kampioni aktual Fabio Quartararo që të dielën niset nga pozita e katërt.
Moto GP ka treguar shpesh që është i pa parashikueshëm prandaj në Spanjë do të jetë tepër interesante beteja.
Bagnaia për të dal kampion vetëm duhet të qëndroj në pjesën e epërme të renditjes.
Në të kundërtën çdo dalje e tij jashtë shtegut ose përfundimi në pozitat ku e merr vetëm një pikë e bënë Quartararon kampion.
Gara që zhvillohet sot nga ora 14:00 transmetohet në platformën Artmotion në kanalin Sport 2.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.