Lajmet e fundit

Sot në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Evropës do të zhvillohen dy takime mjaft interesante, me fillim nga ora 21:00.
Interi do të luajë ndaj gjermanve të Bayern Leverkusenit, takim ky që zhvillohet në 'Merkur Spiel-Arena' të Dusseldorfit, transmeton Klan Kosova.
Kurse, dueli tjetër zhvillohet në mes të Manchester Unitedit dhe Copenhagenit të Danimarkës.
Turnei i Ligës së Evropës pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 po mbahet në Gjermani dhe luhen me vetëm nga një ndeshje.