Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në bashkëpunim me kryetarin e Komunës Shpend Ahmetin, kanë vendosur që kryeqytetin ta shpallin zonë karantine.
Ky vendim u mor dje (11 prill, 2020), pas regjistrimit të 27 raste të reja me Covid-19 në mbarë Kosovën, prej të cilave 20 ishin në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ministri Vitia ka bërë të ditur se banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17.00.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
https://klankosova.tv/prishtina-ne-karantine-nga-sot7/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.