Sot luhen dy ndeshje të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Derbi do të jetë në Suharekë, ku kampioni në fuqi Ballkani, e pret në shtëpi Prishtinën.
Cak i skuadrës së Ilir Dajes, do të jetë fitorja për t'u rikthyer në pozitën e parë, që momentalisht e mban Drita.
Ndërkaq, Prishtina që udhëhiqet nga Debatik Curri, mban pozitën e katërt me 42 pikë e për synim ka që ta zë një vend në garat evropiane.
Ndeshja tjetër tejet interesante do të luhet edhe në Podujevë.
Llapi e pret në stadiumin "Zahir Pajaziti", lideren e tabelës, Dritën nga Gjilani.
Dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./
Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.