Sot më 13 shtator shënohen 20 vjet që nga vdekja e reperit Tupac Shakur në moshën 25 vjeçare.
Ai ishte viktimë e disa të shtënave nga një makine në Las Vegas.
Ai shijoi suksese të mëdha me hitet si California Love dhe Dear Mama si dhe kishte lënë mbrapa një pasuri të tërë me materiale të pa publikuara.
Që nga vdekja e tij janë publikuar gjashtë albume.
Tupac cilësohet si një nga reperët më madhështorë të të gjitha kohërave, megjithatë jeta e tij nuk ishte pa probleme – ai kishte shpëtuar gjykimit pasi që një djalosh gjashtë vjeçar ishte shtënë me një armë në pronësi të Tupac, ishte dënuar për sulm ndaj një regjisori si dhe kishte kaluar kohë në burg për ngacmim seksual.
Tani shumë të rinj, të cilët nuk ishin gjallë gjatë kohës së Tupac, janë të influencuar nga puna e tij e cila ka lënë gjurmë në industrinë e muzikës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.