Lajmet e fundit

Qitash jam tu marrë infuzion në QKMF te Qafa. Të enjten bashkë me dy kolegë kemi hanger sanduiç në Sach. Të enjten na kanë nisë simptomat, ndërsa të premten janë përkeqësu. Të shtunën u lajmëruam në QKMF te Qafa, na dhanë barna, por njëri prej kolegëve u dërgua në Klinikën Infektive, ku i thanë se dyshohet se helmimi është nga sanduiçi i Sachit”, deklaroi ai.Një tjetër qytetar, i cili foli në emër të motrës së tij, tha se ajo vazhdon të ketë probleme shëndetësore, ndërsa pretendon se numri i të prekurve është mbi 30.
Motra është helmuar dhe ende nuk është kthjellë mirë. I di edhe disa raste të tjera që janë helmuar nga Sachi. Siç po flitet, dyshimet janë se helmimi ka ardhur nga sosi i picës”, tha ai.Klankosova.tv ka mësuar se ata janë intervistuar edhe nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Klankosova.tv ka kontaktuar edhe AUV-në për rastin, por nga ky institucion kanë bërë të ditur se, për shkak të ndarjes së kompetencave ndërmjet inspektorateve, nuk kanë dhënë detaje dhe kanë sugjeruar që informacionet të kërkohen në nivelin qendror. Gjithashtu, Klankosova.tv ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga "Sachpizza", por pavarësisht përpjekjeve ka qenë e pamundur kontakti me ta. Rasti pritet të hetohet nga institucionet kompetente, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e saktë të helmimit.