Lajmet e fundit
Mesfushori argjentinas ka vendosur që karrierën e tij në tre vjetët e ardhshme ta vazhdojë tek skuadra turke Trabzonspor

Jose Sosa ka arritur marrëveshjen me klubin e ri dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Trabzonspor.
Lajmi është konfirmuar nga klubi turk, ndërsa futbollisti argjentinas gjatë ditës së sotme pritet të nisë udhëtimin drejt Turqisë.
“Futbollisti profesionist i klubit të Milan, Jose Sosa filloi takimin me anëtarë të klubitpër tu transferuar tek Trabzonspor”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Nga shitja e lojtarit Milan do të përfitojë 5.5 milionë euro, ndërsa Jose Sosa i është premtuar një kontratë trevjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon.