Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në margjinat e konferencës së GLOBSEC.
Në një postim në X, Sorensen shkruan se në takim kanë folur për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
“Diskutuam një numër hapash konkretë të nevojshëm për të përshpejtuar normalizimin e raporteve me Kosovën”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.