Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar sot për takimet që i pati me kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomatin Glauk Konjufca.
Sorensen deklaroi se diskutimet, me dyshen qeveritare, u përqendruan në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
"Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e ri të Jashtëm, Glauk Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, ka shkruar ai në X, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/kurti-te-perkushtuar-per-normalizimin-e-plote-te-marredhenieve-me-serbine-permes-njohjes-reciproke/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.