Një nga zërat më të fuqishëm të skenës operistike shqiptare, ishte sot mysafire e mëngjesit në "Ora 7" në Klan Kosova.
Marigona Qerkezi, foli rreth paraqitjes së saj në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj.
Sopranoja tha se kthimi në Prishtinë ishte kënaqësi e jashtëzakonshme.
"Edhe përmes këtij rasti ta bëjë përformimin e parë në festivalin Ramë Lahaj, një festival me të vërtetë i mrekullueshëm që vit për vit sjell emra magjikë, grandiozë të elitës operistike edhe ka qenë kënaqësi me qenë pjesë e asaj liste e atyre emrave të festivalit, por edhe me realizu një "Opera Night" në kryeqytet, ishte në qiell të hapur edhe me një publikë të jashtëzakonshëm, me një numër shumë të madh të të pranishmëve", deklaroi ajo në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=U2xeIHNjtbg
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.