26.03.2017 · përditësuar para 3407 dite6 min lexim
Për shkak të mungesës së financimit nga Federata, Ekspedita e Klubit Alpin Prishtina në Everest po bëhet e përgjysmuar.
Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar edhe me një deklaratë alpinistët e K.A.P (Klubi Alpin Prishtina) të cilët kanë thënë se përgjysmimi i ekipës vie si pasojë e keqinformimit të MKRS-së nga Federata.
Sipas Qëndrim Sopit, Federata ka bërë diçka të tillë duke shpërndar fondin e Ekspeditës, me qëllim të pengimit të saj.
Sopi thotë se Federata ka shpërndarë dhe ka marë vendime arbitrare dhe dashakeqe, jashtë çdo logjike të shëndoshë. Për ti keqësuar gjërat edhe më shumë alpinistët thonë se MKRS madje ka rënë në grackën e Federatës në krye me Arben Lila-n, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja dhe deklarata e tyre e plotë e lëshuar në llogarinë e rrjetit social facebook.
''Deklaratë nga Alpinistët e K.A.P.Të Dashur Miq,Siç edhe jeni njoftuar, Ekspedita e Kosovës në Everest, e inicuar dhe organizuar nga Klubi Alpin Prishtina, është përgjysmuar, duke bërë që në Nepal të nisen vetëm dy nga Anëtarët tanë.Ky është viti i tretë i përgatitjeve ku përfshihen me qindra ngjitje dhe stërvitje, pa përjashtuar edhe Mount Blanc, Kilimanjaro, Matterhorn etj.. pra ne kësaj ndërmarrjeje i kemi kushtuar shumë kohë dhe mund, duke u ndarë nga jeta jonë e përditshme dhe duke i vënë të gjitha në shërbim të realizimit të Ekspeditës së Kosovës në EverestÇdo ngjarje ka qenë dhe është publike, sepse ne e përfaqësojmë shtetin e Kosovës, ndërsa qasja jonë ndaj gjithë komunitetit tonë është dhe do të jetë sportive, miqësore dhe e hapur.Çdo njoftim është bërë me kohë dhe ka qenë publik, çdo e re dhe informacion në dobi të realizimit të Ekspeditës, për ne ishte shtysë drejt relaizimit të qëllimit tonë, ngritjes së flamurit të Kosovës në Everest. Ekspedita e Kosovës nuk ka komponenta personale dhe çdo veprim kishte të bënte, dhe ka të bëjë, me përfaqësimin e shtetit të Kosovës në Everest. Po çuditërisht, puna dhe përpjeket tona kanë nxitur reagime dhe komplote të ulëta të cilat nuk kanë qenë dhe kurrë nuk do të jenë pjesë e Alpinizmit në Kosovë. Për ti përkeqësuar gjërat, këto veprime (me ose pa dashje nuk ka rëndësi) vijnë nga ajo që duhet të jetë shtëpia e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit, nga Federata..Klani brenda Federatës, në krye me Kryetarin e saj z.Arben Lila duhet ta kuptojnë se sporti dhe alpinizmi nuk mund të ecin përpara me të tilla veprime, dhe pikërisht këta hapa e kanë vënë seriozisht në dyshim rrolin e Federatës dhe qëllimin e saj.Intrigat, komplotet dhe veprimet dashakeqe nuk kanë vend në Alpinizëm, nuk kanë dhe nuk do të kenë sepse komuniteti i gjerë i Alpinistëve në Kosovë nuk do ta lejojë këtë. Është e ulët dhe jo humane që të goditet Ekspedita dhe të rrezikohen Alpinistët, është gjë e ulët të bëhet politikë dhe të ndëshkohen Alpinistët vetëm për shkak se i kanë respektuar Institucionet e Republikës së Kosovës, Kuvendin dhe Presidencën.Ne u trajnuam dhe dhamë shumë nga vetja me qëllimin e vetëm, përfaqësimin e Kosovës në Everest; jemi duke e rrezikuar edhe jetën me qëllim të përçimit të mesazhit sportiv dhe alpin të vendit tonë, dhe këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen.Përgjysmimi i Ekipës vie si pasojë e keqinformimit të MKRS-së nga Federata, e cila ka bërë shpërndarje të fondit të Ekspeditës, me qëllim të pengimit të saj. Ka shpërndarë dhe ka marë vendime arbitrare dhe dashakeqe, jashtë çdo logjike të shëndoshë. Për ti keqësuar gjërat edhe më shumë MKRS ka rënë në grackën e Federatës në krye me z.Lila. Pra, mjetet e alokuara sipas projektit dhe kërkesës së K.A.P. në Ministrinë e Sportit, kanë kaluar në Federatë, dhe janë shpërndarë në të tjera destinime.Ministria e Sportit duhet të ketë shumë kujdes dhe të mos bie në gracka të tilla, sepse ne Alpinistët besojmë fuqishëm në Shtetin e Kosovës dhe Gjyqësorin e saj, dhe pikërisht ky qëndrim i yni na obligon që së shpejti ti fillojmë procedurat ligjore për këtë çështje.I ftojmë Miqtë tanë në ato 2 ose 3 shoqëri Bjeshkatare që ta ruajnë imazhin sportiv dhe të mos bëhen pjesë e kësaj loje, sepse politika nuk ka vend në sport. Gjithashtu, megjithë veprimet tuaja ndaj Klubit Alpin Prishtina, do ta keni respektin tonë gjithmonë, pikërisht për shkak të asaj që përfaqësojmë ne.Dëmtimi i menduar ndaj Klubit Alpin Prishtina do të mbetet barrë e juaja, dhe nuk besoj se do të jeni mirë me vetën dhe antarësinë tuaj të nderuar. Pavarësisht kësaj, ne jemi Alpinistë dhe jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha vështirësitë që na dalin përgjatë rrugëtimit tonë.I bej thirrje Ministrise së sportit dhe zotit Iber Alaj ( i cili ka bërë, dhe është duke bërë shumë në perkrahje të Ekspedites) që ta ruaj imazhin e tij si punëtor i madh i sportit, ta ruaj respektin e madh që e ka nga Alpinsitët, dhe të mos bie në grackë të tillë, sepse i humb kuptimi vet Ministrisë që ai e përfaqëson. Kerkoj nga z. Iber Alaj , MKRS dhe vet Federata, që sa më shpejtë të jetë e mundur ti alokojë mjetet për Ekspeditën Zyrtare të Kosovës në Everest, sepse ato mjete janë alokuar për këtë mision fisnik dhe të pastër alpin.Miqësisht ju ftojmë që ti anashkaloni arsyet dhe ambiciet personale dhe bashkë ta japim mesazhin sportiv te rinia jone. Pavarësisht veprimeve tuaja, ne prap jemi të vullnetshëm që këtë të mos e marim personalisht, sepse ne e duam Kosovën shtet, ndihemi shqiptarë dhe dhe i respektojmë simbolet tona.. ato qëndrojnë shumë më lart se ne dhe nuk mund të mohohen'' thuhet në reagimin e lëshuar, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq si pasojë e kësaj pengese për realizimin e Ekspeditës në Everest, alpinistët e KAP, kanë vendosur dhe disa kërkesa ndaj Federatës të cilat mund t'i lexoni më poshtë:
''Përfundimisht, kërkesat tona ndaj Federatës dhe z.Arben Lila janë si më poshtë:Kuptojeni Alpinizmin dhe si sport fisnik, ndërsa Ekspeditën e Everestit mision shtetëror dhe shpirtëror Urgjentisht ti bartni mjetet financiare në Ekspeditë dhe ta ndërpreni dëmtimin e saj. . Ministrisë dhe institucioneve të tjera relevante ju bëjmë thirrje qe ta vazhdojnë financimin e Ekspeditës në Everest dhe Alpinistet e KAP të ndihen të perkrahur, te ndihen Shqiptarë dhe shtetas te Kosoves, pra ti inkurajojmë në misionin e tyre dhe ti presim shëndosh e mirë në Ks; këta janë njerëzit tanë dhe na përfaqësojnë neve atje, kanë guxim dhe vetëbesim, janë të gatshëm edhe për më të keqën, janë të përgatitur dhe të vendosur, pra janë Alpinistët e Ekspeditës së Kosovës në EverestJu njoftojmë se së shpejti do të fillojmë mbledhjen e opinioneve dhe nënshkrimeve për rishikimin e strukturës udhëheqëse te Federates. E drejta jonë ligjore sportive dhe njerzore na obligon që të dermarrim hapa dhe të mos lejojmë dëmtimin e mëtutjeshëm të ketij sporti fisnik.Patjeter qe do te hapen debate në rrjetet Sociale dhe Televizon ku do te trajtohet kjo qeshtje pike per pike.Ekipës se Klubit Alpin Prishtina, edhe pse unë Qendrim Sopi dhe Haki Hasanramaj nuk e patëm fatin të jemi me ta, i urojme shëndet fat dhe sukses në misionin e tyre sportiv dhe perfaqësues. Gjithashtu i siguroj se e kanë perkrahjen tonë shpirtërore dhe nuk do te jenë vet në Everest.Sinqerisht,Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj Anëtarët e Ekspedtitës të cilëve iu pamundësua pjesëmarrja''
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.