Aktorja e njohur, Sophie Turner, ka thënë në një intervistë për Sunday Times se bashkëshorti i saj i ka ndihmuar të kalojë fazën e saj kur kishte disa probleme me shëndetin mendor.
Turner tha se të rritesh me mediat dhe rrjetet sociale është shumë keq, kjo pasi sipas saj do të ndikojë shumë keq tek shëndeti juaj mendor.
Ajo tha se këtë fazë të vështirë të jetë e kaloi duke pas në krahë bashkëshortin e saj, Joe Jonas.
“Ai thoshte nuk mundem të pres derisa të dashurosh veten tënde sërish. Unë nuk mundem ta imagjinojë sa shumë do ta dashurosh veten ti”, tha Turner.
Ajo tha se ai me këto fjalë dhe veprime i shpëtoi asaj jetën, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.