Aktorja e njohur, Sophie Turner, para një muaji është martuar me këngëtarin, Joe Jonas.
Turner ka thënë se është e lumtur shumë nga martesa e saj, transmeton Klan Kosova.
Ajo këtë e deklaroi në një intervistë për revistën australiane BW.
“Martesa nuk është rreth fustanit, nuk është rreth ushqimit. Martesa është që duhet të jesh burrë dhe grua, dhe të kujdesesh për njëri-tjetrin përgjithmonë”.
“Ne jemi një çift i ri, por ne ëndërrojmë që të krijojmë një familje të madhe”, ka thënë Turner.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.