Sophie Perry, vajza e të ndjerit Luke Perry, ka lëshuar deklaratën e parë që nga vdekja e babait të saj, i cili vdiq të hënën pas një sulmi në tru, transmeton Klan Kosova.
“Shumë gjëra kanë ndodhur në këtë javë të fundit për mua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. U ktheva nga Malavi që të jem me familjen time dhe në 24 orët e fundit kam marrë dashuri dhe përkrahje të madhe. Unë s’mund t’i përgjigjem individualisht qindra mesazheve të bukura dhe të përzemërta por i vlerësoj të gjitha. Nuk jam e sigurt se çfarë të them tani apo të bëj në këtë situatë. Ta dini, unë u jam mirënjohëse për gjithë dashurinë”, shkroi ajo.
Postimet e Sophie në Instagram tregojnë se ajo ishte në Afrikë që nga fundi i janarit. Ajo me sa duket u kthye në Los Angeles pas lajmit se babai i saj pësoi një sulm në tru.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.