Lajmet e fundit

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e "Kupës së Mbretit", mes Barcelonës dhe Real Madridit.
"El Classico" do të zhvillohet nga ora 21:00 në Camp Nou.
Barcelona dhe Reali i Madridit përballen mes tyre në Kupën e Mbretit, për herë të parë pas 5 vitesh. Në periudhën 2011-2014, “El Clasico” është përsëritur shpesh në këtë kompeticion dhe bilanci për këtë kohë anon nga Reali i Madridit, që fitoi dy finale në 2011-n e 2014-n, si dhe dy sfida me eliminim në 2013-n.
Barcelona ka arritur të kalojë Realin vetëm në çerekfinalet e 2012-s. Arbitri i kësaj sfide është Mateu Lahoz, një emër që nuk lë askënd indiferent, duke qenë se futbollistët jo pak herë janë ankuar për mënyrën sesi ai interpreton rregulloren.