Lajmet e fundit

Dita e sotme do të jetë një ditë tjetër e mbushur me sfida në vazhdën e eliminatorëve për Euro 2019.
Nëse vëmendja e të gjithë shqiptarëve është e përqendruar te ndeshja e Elbasan Arenas mes Shqipërisë dhe Portugalisë, një tjetër sfidë me një rëndësi të veçantë dhe që mund të vendosë shumë për fatet e Grupit I, do të luhet në Yerevan ku në orën 18:00 Armenia do të presë Danimarkën.
Nordikët të cilët vijnë në këtë takim pas barazimit 0-0 ndaj Shqipërisë në Kopenhagen do të synojnë me çdo kusht të marrin një fitore që mund ti afrojë me kualifikimin, gjithsesi nga ana tjetër Armenia do të përpiqet gjithashtu të marrë një rezultat pozitiv pasi luan përpara publikut të saj. Në Shqipëri kanë nisur të kryqëzojnë gishtat që formacioni i Morten Olsen të mos dalë me një trepikësh nga kjo sfidë, pasi në këtë mënyrë kombëtarja kuqezi do të kishte akoma edhe më shumë shanse të kualifikohej direkt për në Francë.