Palestra “Shani Nushi” në Gjakovë nga ora 19:00 do të jetë nikoqire e çerekfinales së dytë të Play-Offit mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.
Vëllaznimi kërkon barazimin e serive, pas humbjes që e pësoi në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” tri ditë më parë me rezultat 71:69.
Në rast se Vëllaznimi e fiton këtë ndeshje, atëherë skuadrat duhet ta luajnë edhe një ndeshje për ta mësuar gjysmëfinalistin, ndërsa nëse Prishtina arrin ta përsëris suksesin e tri ditëve më parë, atëherë do të kalojnë në gjysmëfinale.
Përballja e dytë çerekfinale mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të transmetohet ekskluzivisht në Sport 2 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.