Sonte do të shpallet fituesi i formatit më të shikuar në vend, Big Brother VIP Kosova 2.
Big Brother VIP Kosova sonte shënon fundin e këtij edicioni, duke lënë prapa vetës një sukses të jashtezakonshëm, njofton Klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arjeta Sinani, përmes një lidhje direkte riktheksoi se ky shoë televiziz ka thyer të gjithë rekordet e shikueshmërisë.
"Big Brother VIP Kosova sonte shënon fundin e këtij edicioni, duke lënë prapa vetës një sukses të jashtezakonshëm. Gjithçka nisi më 20 tetor, për të kulmuar sonte më 2 shkurt, kur edhe do të ndodh finalja e madhe e spektaklit më të madh televiziv të organizuar ndonjëherë në vend, siç është kjo e Big Brother VIP Kosova".
"Ky shoë televiziv i cili u bë i dashur për të gjithë, mblodhi miliarda klikime nëpër të gjithë rrjetet sociale, duke thyer kështu të gjithë rekordet e shikueshmërisë, derisa sonte e gjithë kureshtja është se kush do të jetë fituesi i këtij Big Brotheri", është shprehur Sinani.
https://www.youtube.com/watch?v=TxTFbk3gFRU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.