Lajmet e fundit

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sonte do të jepet repriza e parë e shfaqjes “Nëna dhe fëmija” nga Jon Fosse me regji të Bekim Lumit.
Në këtë shfaqje luajnë Meli Qena, Bujar Ahmeti, Donikë Ahmeti, May-Linda Kosumoviç.
Pianistë në këtë shfaqje është Alzan Gashi, ndërsa muzikën Visar Kasa, e koreografinë e ka bërë Majlajdo Gala.
Kostumet i ka realizuar Samka Ferri, ndërsa skenografinë Petrit Pasha, njofton Teatri Kombëtar i Kosovës, transmeton Klan Kosova.