Lajmet e fundit
Në teatrin Adriana Abdullahu, në Ferizaj, sonte është premiera e shfaqjes “Duke Pritur Trenat”, nga Bardh Frangu.

Shfaqja do të luhet në ore 19:00 me regji të Fatmir Hysneit, njofton Klan Kosova.
Në këtë shfaqje me rolet e tyre do të prezantohen aktorët: Dashnim Rexhepi, Ali Krasniqi, Nexhat Xhokli, Egzona Kurtishi, Sherif Bega, Jajush Ramadani, Milot Salihu, Dora Xhemajli. Ndërkaq, skenografia është punuar nga Driton Tahiri, kostumet nga Blerina Misini, ndriçimi, Liman Ilazi.