Sonte luhet xhiroja e fundit e fazës së ligës në Champions me të gjitha 18 ndeshjet që luhen në të njëjtin termin, me start nga ora 21:00.
Në kanalet e Artmotion janë në transmetim shtatë ndeshje, me takimin kryesor që luhet mes Napolit dhe Chelseat që vjen direkt në Sport 1. Kampioni i Italisë synon vetëm fitoren për të qenë në fazën me eliminim direkt, por e lehtë nuk do të jetë ndaj "Bluve të Londrës" që me trajnerin e ri Rosenior po marrin rezultate pozitive.
Në Sport 2 transmetohet përballja mes Benficës dhe Real Madridit. Skuadra e Jose Mourinhos nuk ka opsion tjetër përveç fitores për t'u kualifikuar, ndërsa Real Madridit me shumë gjasa do t'i mjaftonte edhe barazimi për Top 8.
Në Sport 3 mund ta ndiqni sfidën mes Barcelonës dhe Kopenhagës. Skuadra daneze do të mundohet të befasojë katalanasit në misionin e tyre për t'u kualifikuar, ndërsa "Blaugranat" do të tentojnë triumfin për të qenë në Top 8.
Në Sport 4 transmetohet ndeshja mes Liverpoolit dhe Karabakut. Në Premierligë "The Reds" kanë 20 pikë më pak sesa kampanja e kaluar në këtë pikë të sezonit, por në Champions skuadra e Arne Slot është në rrugë të mirë për Top 8.
Në Sport 5 transmetohet ndeshja PSV–Bayern, ndërsa në Sport 6 Arsenal–Kairat. Në kanalin Prime të Artmotion transmetohet ndeshja Monaco–Juventus, kurse në RTK 1 mund ta përcjellni takimin tejet interesant Dortmund–Inter./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.