Lajmet e fundit

Sonte duke filluar prej orës 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jepet shfaqja “Një burrë mes dy grash”.
Kjo shfaqja është me dramë nga Erjon Papagjoni dhe me regji të Ilirjan Himaj, njofton Klan Kosova.
Kurse në të luajnë: Agron Shala, Teuta Krasniqi dhe Albulena Kryeziu.
“Është një dramë psikologjike e cila trajton luften mes politikës dhe dashurisë, mes ndërgjegjies dhe ambicies”.
“Me një tendence për të arritur një nivel artistik dhe estetik të shfaqjes, me aq sa ofron skena e vogel e Teatrit Kombëtar të Kosoves, besoj është arritur të flitet me një zë origjinal, në një shfaqje dramatike e shumë dinamike. Tema aktuale dhe visioni vizual besoj e bejnë të veqante këtë shfaqje”, ka shkruar regjisori Himaj.