Sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, i ftuar është kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai do të flasë për herë të parë pas zgjedhjeve të 7 qershorit për rezultatin zgjedhor, planet e Lidhjes Demokratike për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve dhe debatet e brendshme në parti.
Si e lexon rezultatin zgjedhor?
Çfarë rruge propozon LDK-ja për formimin e institucioneve të reja?
Cilat janë vijat e kuqe të bashkëpunimit politik?
Si hyn projekti i gazit amerikan në diskutimet për një marrëveshje të mundshme politike?
Çfarë thotë Abdixhiku për pakënaqësitë e brendshme në LDK?
A vazhdon të jetë Vjosa Osmani propozimi i LDK-së për postin e presidentes?
Këto dhe tema të tjera të aktualitetit politik, sonte me Lumir Abdixhikun, nga ora 20:45, në Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.