Kërkesa e Prokurorisë për 180 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe seanca konstituive që pritet të mbahet nesër, janë temat kryesore të debatit të sotëm.
- A po kërkon Prokuroria dënim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, apo për individët?
- Në çfarë po mbështetet kërkesa për një dënim kaq ekstrem?
- Si u bë që kundër Thaçit dhe të tjerëve dëshmuan më shumë shqiptarë sesa kundër Millosheviqit?
- A ka dështuar shteti i Kosovës në mbrojtjen juridike dhe politike të ish-krerëve të UÇK-së?
- A është seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës fillimi i një normaliteti institucional, apo fillimi i një krize të re?
- Çka pritet të ndodhë me çështjen e Presidentit?
Në panel janë: Dukagjin Gorani, Vjosa Hamiti, Gazmend Syla, Rrahman Paçarizi, Dardan Sejdiu dhe Vehbi Kajtazi.
Klan Kosova, 20:45
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.