Lajmet e fundit

Sonte në Rubikon të Klan Kosovës do të diskutohet për Bordin e Paqes, të themeluar sot, realitetin e Davosit si dhe realitetin e Kosovës.
- Çfarë domethënie kanë iniciativa si kjo e Donald Trump për vende të vogla si Kosova dhe Shqipëria?
- Çfarë ndikimi ka nënshkrimi i Kartës së Bordit të Paqes nga Presidentja Osmani në raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara?
- Pse Evropa ishte skeptike dhe kush u rreshtua me Trumpin? - Si përplasen ato që kryeministri Kurti prezantoi në Davos me realitetin në Kosovë?
Këto dhe tema të tjera të aktualitetit politik në vend, sonte me Albert Prenkaj, Ilir Deda, Rrahman Paçarizi, Dardan Sejdiu, Vehbi Kajtazi dhe Bekim Çollaku.
Klan Kosova, 20:45.