Në edicionin e sotëm të emisionit “Rubikon” në Klan Kosova do të diskutohet rreth luftës SHBA-Iran dhe asaj Rusi-Ukrainë.
Bota në kaos, dy luftëra të mëdha dhe një rend ndërkombëtar që po ndryshon para syve tanë.
- A po i afrohet fundit lufta SHBA–Iran?
- A i ka arritur SHBA-ja objektivat strategjike në Iran?
- Çka parasheh marrëveshja 14-pikëshe mes dy shteteve?
- A mund të bjerë çmimi i naftës në nivele historike?
- Si po depërton Ukraina gjithnjë e më thellë në territorin rus?
- Si e ndryshojnë sulmet ukrainase pozitën negociuese të Moskës?
- Dhe ku duhet të rreshtohet Kosova në një botë me gjithnjë e më pak neutralitet?
Këto dhe të tjera, sonte me Avni Arifin, Bardh Zherkën, Albert Prenkajn dhe Dukagjin Goranin.
Klan Kosova, 20:45.●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.