‘’Ai dhe Ajo’’ një serial komedi i cili në mënyrë të karikaturizuar pasqyron marrëdheniet mes djalit dhe vajzës apo gruas dhe burrit.
Ky koncept i shkurtër i serialit ka rezultuar tejet i suksesshem në më shumë se 30 vende të botës, njofton Klan Kosova.
Arta Selimi – Besfort Daka luajnë rolet kryesore, Blerta Zeqiri ka bërë regjinë, Alaudin Hamiti producent.
Këtë javë nga e hëna në të premtën duke filluar në ora 20:45 seriali ‘’Ai dhe Ajo’’ shfaqet çdo mbrëmje nga një episod. Ndërsa të dielën në ora 20:45 të gjitha në një vend.
Ky serial në të ardhmen e afërt pritet të zë vend më gjatë në skemën programore te Klan Kosova.
Mos e humbisni, ndiqeni sonte ''Ai dhe Ajo'' duke filluar nga ora 20:45, vetëm në Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.