Mbrëmja finale e edicionit të tetë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”, mbahet sonte nga ora 19:00, konkurs ky që organizohet nga gazeta online për art dhe kulturë, KultPlus, në Prishtinë.
Nga 151 poetë që kanë aplikuar nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, në këtë mbrëmje poetike do të lexohen poezitë e dhjetë finalistëve, dhe më pas do të ndahen edhe tri çmimet kryesore të këtij edicicioni.
Në përbërje të jurisë sivjet janë: Dije Demiri, profesoreshë dhe poete e njohur, kryetare e jurisë së këtij edicioni, si dhe Liridon Mulaj e Arjola Zadrima, të dy poetë shumë të suksesshëm./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.