Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja kualifikuese, Kosovë – Greqi, me fillim nga ora 20:45.
Dy skuadrat kanë barazuar në takimet e tyre të para, ndërsa sot synojnë fitoret e para, transmeton Klan Kosova.
Kosova, në këtë ndeshje do të luajë më formacionin 4-3-3, me disa ndryshime nga ndeshja e fundit kundër Moldavisë.
Edhe kundërshtari do të ketë mungesa të mëdha në këtë sfidë, përfshirë edhe yllin e Napolit, Kostas Manolas.
Greqia, aktualisht gjendet në pozitën e 54-të të FIFA-së, kurse Kosova atë të 115-të.
Kjo ndeshje do të zhvillohet pa prani të shikuesve, por tifozët e Kosovës, Dardanët, kanë zgjedhur “Fan-Clubin” e tyre qe ta përcjellin këtë takim.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.