Sonte do të konfirmohen edhe dy skuadrat çerekfinaliste të Champions League.
Prej orës 21:00 janë të parapara të luhen ndeshjet: Bayern - Lazio dhe Chelsea - Atletico Madrid.
"Bavarezët" kanë krijuar epërsi të dukshme ndaj "romakëve" nga takimi i parë.
Kampioni në fuqi i Champions ka triumfuar me rezultat 4:1.
Edhe Chelsea hyn në ndeshje ndaj Atletico Madrid me epërsi minimale nga përballja e kaluar.
Londinezët e fituan takimin si mysafir i "El Colchoneros' me rezultat 1:0.
Gjashtë skuadrat e tjera që prekën çerekfinalen janë:
Liverpool, Paris Saint Germain, Manchester City, Real Madrid, Porto dhe Dortmund.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.