Dy rivalët e përbetuar, Prishtina dhe Trepça, zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Prishtinasit fituan me dy pikë epërsi ndeshjen e kaluar, dhe fituesit në fuqi të kësaj gare i duhet triumfi me së paku tri pikë epërsi nëse e do sërish finalen.
Plisat janë 15 herë ngadhënjyes në këtë garë, më shumë se secili klub tjetër, ndërkaq Torcidat nuk qëndrojnë keq, me shtatë sosh.
Dy herët e fundit madje në finale ka qenë pikërisht Prishtina klubi të cilin e kanë mundur Të Gjelbrit.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:30 dhe emetohet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në Sport 1.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.