Sonte është Nata e Kadrit e cila ka vlerë të madhe për besimtarët myslimanë.
Besimtarët e fesë islame e respektojnë këtë natë të shenjtë me devotshmëri, lexime dhe lutje, pasi besojnë se në këtë natë Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe se engjëjt zbresin në tokë.
Nata e Shenjtë e Kadrit (e njohur edhe si Nata e Fuqisë dhe Nata e Fatit) është një natë që llogaritet si e vetmja me vlerë sa një mijë muaj shpërblim në Islam.
Nata e Kadrit është nata në të cilën Pejgamberi Muhamed thuhet se ndërmjet melekut Xhebrail i ka zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë Islame.
Ka shumë gjëra që besimtarët mund të bëjë në këtë natë për të maksimizuar bekimet dhe shpërblimet e Zotit, derisa thuhet që besimtarët e fesë islame mund t'i luten Zotit për çdo gjë që dëshirojnë në këtë natë.
Besimtarët në këtë natë të madhe e kanë traditë që të ndihmojnë të tjerët qoftë me të holla apo edhe me gjëra materiale duke besuar se akti i dhënies është një akt që shpërblehet shumë nga Zoti dhe inkurajohet shumë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Besohet se edhe veprimi më i vogël, si ai i dhënies së një gote ujë dikujt ose dhurimi i një buzëqeshjeje, është një akt i madh bamirësie në Islam.
Kjo natë është gjithashtu një kohë e shkëlqyeshme për myslimanët për të planifikuar vitin e tyre përpara - qëllimet e tyre afatshkurtra dhe qëllimet afatgjata, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.