Do ta kenë përballjen e tretë me njëri-tjetrin.
Sigal Prishtina dhe Trepça, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet do ta luajnë ndeshjen e radhës me tyre.
Dyja skuadrat do të mundohen ta sigurojnë fitoren e dytë.
Aktualisht, rezultati nga gjysmëfinalet e “playoff-it” është 1:1.
Ndeshjen e parë e fituan prishtinasit me rezultat 82:70, ndërkaq të dytin mitrovicasit me rezultat 77:68.
Ekipi i cili do ta fitonte këtë ndeshje, do të kishte përparëso goxha të madhe për shkak se do t’i nevojitej vetëm një fitore, që të shkonte në finalen.
Loja nis nga ora 20:30.
Kurse, në gjysmëfinalen tjetër, Peja po avancon 2:1 me ndeshje ndaj Golden Eagle Yllit, i cili e fitoi mbrëmë lojën e tretë dhe mbeti në lojë për ta prekur eventualisht finalen.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.