‘Vëllai i Madh’ sikur çdo të enjte tjetër edhe sonte vë banorët e nominuar përball njëri-tjetrit në një darkë të veçantë.
Banorët e nominuar kësaj radhe do të përballen me pyetjet e bëra nga publiku, teksa për njërin nga banorët do të jetë darka e fundit, transmeton Klankosova.tv.
Banorët e nominuar të kësaj jave janë: Leo, Rovena, Sara, Xheneta dhe Xuxi.
Kujtojmë se Xheneta për shkak të sjelljeve të saj dhe gjuhë së papranueshme është në nominim të përhershëm me vendim të ‘Vëllait të Madh’.
Në rast se keni ndonjë pyetje që dëshironi t’i parashtroni banorëve të nominuar mund t’a bëni duke komentuar në fotografinë më poshtë.
Darka e të nominuarve mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Big Brother VIP Kosova duke filluar nga ora 21:00.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.