Lajmet e fundit

A besoni në parimin e “qeverinë duhet ta formojë fituesi i kampit shqiptar me fituesin e kampit maqedon”?, kjo ishte pyetja e parashtruar e sondazhit PIPOS për zgjedhjet e 9 majit në Maqedoni të Veriut.
23.2 për qind e qytetarëve kanë votuar me “jo”, 9.3 për qind me “nuk e di”, ndërsa shumica e votuesve, 67. 5 për qind e tyre u përgjigjen me “po”.
Ndërsa nota mesatare e liderëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut është:
Ali Ahmeti ka notën prej 3.44;
Izet Mexhiti ka notën prej 2.20;
Menduh Thaçi ka notën prej 2.13;
Arben Taravari ka notën prej 2.88;
Zijadin Sela ka notën prej 2.68; dhe
Afrim Gashi ka notën prej 2.21.