Lajmet e fundit

Kamala Harris humbi sepse u përqendrua në sulmin ndaj Donald Trump në vend që të parashtronte planet e saj, ka pohuar një sondazh.
Frank Luntz shkroi në mediat sociale se ''Kamala Harris humbi këto zgjedhje kur u përqendrua pothuajse ekskluzivisht në sulmin ndaj Donald Trump'', transmeton klankosova.tv.
''Votuesit tashmë dinë gjithçka që ka për Trump – por ata ende donin të dinin më shumë për planet e Harris për orën e parë, ditën e parë, muajin e parë dhe vitin e parë të administratës së saj''.
''Ishte një dështim kolosal për fushatën e saj për të ndriçuar në qendër të vëmendjes Trump më shumë sesa idetë e vetë Harris''.