Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer, shpreson që klubi i tij të arrijë marrëveshje të re me Paul Pogbën.
Kontrata aktuale e mesfushorit skadon sezonin e ardhshëm, dhe klubi po shpreson që ta mbajë në radhët e veta kampionin e botës me Francën.
“Nuk mund të komentoj për diskutimet mes lojtarëve dhe klubit por sigurisht që duam që t’i mbajmë në klub lojtarët më të mirë”, ka thënë Solskjaer kur u pyet nëse Pogba do të nënshkruajë një kontratë të re.
“Duam që ta ndërtojmë një skuadër për të ardhmen. Scott [McTominay] dhe Nemanja [Matiq] janë në pozitë të ngjashme por janë në faza të ndryshme të karrierës së tyre. Njëri është në fillim, tjetri vërtet me përvojë, dhe ne po ashtu kemi nevojë për lojtarë që janë në atë grup të rangut të mesëm”.
“Kam shpresë që do të bëjmë diçka. E di që qëkur Paul është kthyer ai po kërkon mirë e mirë mirë, ai po e shijon futbollin dhe le ta shohim se ku na çon kjo”.