Sipas Mirror, menaxheri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer, do të intervistohet nga skuadra Manchester United.
Ole Gunnar Solskjaer u emërua si menaxher i përkohshëm i skuadrës angleze, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Tani ai do ta zhvillojë një intervistë me krerët e Manchester United-it, në mënyrë që t’i bind ata për të nënshkruar një kontratë të përhershme me të.
Që nga largimi i menaxherit Jose Mourinho, skuadra angleze ka arritur t’i fitojë gjashtë ndeshje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.