Lajmet e fundit

Santiago Solari ka thënë se nuk e ka në plan që të dorëhiqet nga pozita e trajnerit të Real Madrid pas eliminimit nga Champions League.
Argjentinasi që morri drejtimin e Mbretërve pas shkarkimit të Julen Lopetegui në fillim të sezonit, ka pësuar disa humbje radhazi kohët e fundit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Nuk kam ardhur këtu që të dorëzohem”, ka thënë ai në konferencë për media pas takimit me Ajaxin.
“Sezoni ende zgjatë, jemi në La Liga”.
“ Sezoni është i vështirë, por që këtu jemi të tregojmë zemër dhe karakterin tonë në momente të vështira. Momentet e lehta janë të lehta për secilin, mund t’i tejkalosh, por momentet e vështira janë për të treguar guxim”.