Lajmet e fundit

Real Madrid ka arritur fitoren e parë pas pesë humbjeve në La Liga.
Ndeshja e parë e Santiago Solarit si trajner i Real Madridit, nuk ishte fare e lehtë pasi që golat erdhën tek në fund të takimit.
Madrilenët nisën më mirë takimin ndaj Valladolid, me rastet e Benzemas dhe Balet, por nuk arritën të tregohen të saktë, njofton Klan Kosova.
Edhe në pjesën e dytë, Los Merengues luajtën më mirë se vendasit.
Ishte goditja e Vinicius Junior ajo që u devijua nga mbrojtësi vendas, Kiko i cili u dha epërsinë kundërshtarëve në minutën e 83’.
Pesë minuta më vonë, Sergio Ramos u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vulosur fitoren e Mbretërve.
Ky trepikësh ngjetë madrilenët në pozitën e gjashtë me 17 pikë, e dy vende më poshtë gjendet Valladolid me një pikë më pak.