Lajmet e fundit

Emërimi i Santiago Solarit si menaxher i përhershëm i klubit futbollistik Real Madrid është miratuar dje nga Fedarata spanjolle e futbollit (RFEF).
42 vjeçari ka udhëhequr skuadrën në katër fitoret ku zëvendësoi Julen Lopetegui në krye të kampionëve evropian dy javë më parë, transmeton Klan Kosova.
Megjithëse klubi ende nuk e ka konfirmuar lajmin, rregullat spanjolle ndalojnë një trajner të përkohshëm që të qëndrojë në detyrë për më shumë se 15 ditë, një periudhë që ka kaluar dje.
Me fitoret ndaj Melilla në Copa del Rey, Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve dhe Real Valladolid dhe Celta Vigo në La Liga, Solari ka fillimin më të mirë si menaxher në historinë e klubit.
Lopetegui u shkarkua pas la Realin në vendin e nëntë në tabelë, megjithatë pas fitores 4-2 të së dielës në Celta, klubi i kryeqytetit është i gjashti, katër pikë pas Barcelonës që është lider në tabelë.