Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka thënë se Gareth Bale mund t'i festojë golat si t'ia ketë ëndja, pasi që uellsiani së fundi refuzoi ta festojë golin me bashkëlojtarët e tij.
Bale shënoi golin e fitores nga penaltia në ndeshjen mes Levante-s dhe Real Madridit në La Liga, pasi që u inkuadrua nga banka rezervë.
"Jam shumë i kënaqur. Ai mund t'i festojë golat sido që dëshiron", ka thënë Solari.
"Ai ishte në ekstazë kur e pashë në zhveshtore pasi që e kishte arritur golin e tij".
"Jam i magjepsur se si ai hyri dhe dukej i uritur në fushë. Ai e siguroi fitoren për ne dhe punoi me shumë zell".