Lajmet e fundit
Sulmuesi i ri, Dominic Solanke me golin e tij në minutë e 13 i siguroi Chelsea fitoren në ndeshjen ndaj Thailand All-Stars.

Ndeshja Chelsea - Thailand All-Stars u vendos nga goli i të riut Dominic Solanke në pjesën e parë.
Reprezentuesi anglez i U-19 gjuajti bukur me volej pas krosimit të Ola Ain'a që u devijua nga Loic Remy.
Ishin londinezët ata që dominuan ndeshjen duke pasur një numër rastesh para portës. Hazard, Azpilicueta, Remy e Solanke, patën të gjithë rastet e tyre.
Megjithatë skuadra e Jose Mourinho nuk arriti që të dyfishojë rezultatin dhe ndeshja përfundoi me rezultat minimal 1-0.