Lajmet e fundit
Mbrojtësi i dikurshëm britanik Sol Campbell do të garojë për të parin e Londrës.

Lojtari i klubeve futbollistike Arsenal, Spurs dhe kombëtares angleze do ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Londrës.
Ai do të sfidojë kryetarin aktual Boris Johnson.
Ai nuk ka thënë nëse është i duhuri për këtë punë, por ai dëshiron që të japë kontribut për qytetin ku është rritur, transmeton Klan Kosova.
Sipas gazetës Sun, ai do të marrë pjesë në një debat i cili do të mbahet me 4 maj.
“Unë sjell diçka të re në tavolinë pasi vij nga një shtresë punëtore, gjë e cila nuk ishte e lehtë të arrija deri këtu por kam punuar shumë “ - ka thënë ai.
Sipas tij tani është koha për të dhënë diçka për Londrën si falënderim për ato suksese që ky vend i ka ofruar.
I pyetur për futbollin ai ka thënë se po të fillojmë të mendojmë dhe diskutojmë për futbollin nuk do të nxjerrim në dritë asgjë, pasi këtu bëhet fjalë për jetën dhe mirëqenien e njerëzve.