Lajmet e fundit

Ish mbrojtësi i Anglisë dhe Arsenal, Sol Campbell është emëruar menaxher i Macclesfield ToWn në Angli.
Kjo është pozita e parë menaxheriale e 44 vjeçarit që ka marrë drejtimin e klubit që zë vendin e fundit në tabelë në League 2 në Angli, që është niveli i katër i futbollit në ishull, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Campbell ka 73 paraqitje për Anglinë ku me të ka luajtur në gjashtë ngjarje të mëdha sportive.
Macclesfield ka qenë kampion nacional i ligës sezonin e kaluar por që sivjet ka haur në vështirësi pasi duke fituar vetëm dy nga 19 ndeshjet e këtij sezoni.