Lajmet e fundit
Mesfushori spanjoll nuk e ka gjetur veten nën drejtimin e trajnerit të ri dhe mund të mos e vazhdojë në Santiago Bernabeu.

Real Sociedad është duke menduar që të rikthejë mesfushorin Asier Illarramendi.
Skuadra nga Anoeta ka kohë që synon spanjollin, por tash mund ta ketë mundësinë më të mirë për ta rikthyer.
Illara nuk ka minutazhën e nevojshme nën urdhrat e Rafa Benitezit dhe është larg nivelit të Toni Kroosit dhe Casemiros.
Prandaj, mund të ndodhë që ‘Los Blancos’ ta vënë në treg të transferimeve dhe t’ia plotësojnë dëshirën ish-skuadrës së mesfushorit.